Shpend Ahmeti e emëron edhe një drejtor të ri, është nga AAK-ja

në kategorine Kosovë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka respektuar marrëveshjen që kishte me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për t’i ofruar edhe një drejtorat kësaj partie.

Media mëson se Fitim Rexha do të jetë drejtor i ri i Drejtorisë për Sporti në Prishtinë. Lajmin për media e ka konfirmuar edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Po, është e vërtetë. Fitim Rexha është emëruar drejtor këtë javë” ka thënë Ahmeti. Rexha është anëtar i AAK-së, dega në Kodër të Trimave.

Më parë ai ka punuar në organizatat e huaja, “Danish Refugee Council” dhe “Mission Essential Personnel”.

Image