Samsung prezantoi një karikues wireless të dyfishtë për Note 9 dhe Galaxy Watch

në kategorine Bota/Teknologji

Së bashku me Galaxy Note 9, Samsung prezantoi një karikues wireless të dyfishtë i dizajnuar për flagshipin e ri dhe orën inteligjente Galaxy Watch.

Wireless Charger Duo ka dy panele karikimi wireless ku njëra i përket telefonit dhe tjetra orës inteligjente.

Secili prej tyre ka fuqi karikimi prej 12W dhe të dy mbështetin teknologjinë e karikimit të shpejtë.

Ndërsa Samsung shet prej kohësh një karikues të dyfishtë wireless, më i fundit ka dy panele veçmas.

Samsung nuk ka dhënë detaje rreth disponueshmërisë e as çmimit. Karikuesi ka dy ngjyra, zezë dhe bardhë. /PCWorld Albanian