Rusia paralajmëron ndalesë për importin e pjeshkëve nga Maqedonia

në kategorine Biznes/Ekonomi/Maqedoni

Rusia paralajmëroi nga 15 gushti të vendosë ndalesë për import të përkohshëm të disa pemëve nga Serbia dhe Maqedonia për shkak të shqetësimit për siguri,  kumtoi rregullatori rus për siguri të ushqimit, transmeton Rojters.

Këtë verë nga Maqedonia në Rusi ishin eksportuar tre milionë kilogramë pjeshkë, ndërsa prej atje për shkak të dyshimit se janë janë të infektuara janë kthyer 120 mijë kilogramë.

Rregullatori, siç transmeton Rojters, ka kumtuar se në pjeshkët dhe kajsitë nga Serbia të importuara nga 13 korriku është zbuluar kërpudha „Monilinia fructicola“.  Sipas rregullatorit rus, e njëjtë kërpudhë është  gjetur edhe në pemët nga Maqedonia.

Ambasada ruse në Shkup, për MIA-n konfirmoi, se sipas informacioneve të publikuara në faqen e internetit të Shërbimit federal rus për kontroll veterinarie dhje fitosanitare “Roselkhoznadzor”, është vendosur ndalesë e përkohshme për importin e disa pemëve nga Maqedonia, e cila hynë në fuqi nga 15 gushti, si dhe se vendimi për veprim të mëtejshëm do të merret pas përfundimit të hetimit të dy organeve kompetente nga Rusia dhe nga Maqedonia.

Nga Ambasada e Rusisë, theksojnë se për këtë sezon nga Maqedonia në Rusi janë eksportuar tre milionë kilogramë pjeshkë, ndërsa janë kthyer për shkak të dyshimit se kanë qenë të infektuara 120 mijë kilogramë. Gjithashtu, theksojnë se sezoni për këtë frut është nga fundi dhe se nuk janë paraparë dërgesa të tjera.