Me orën inteligjente Galaxy Watch Samsung braktis markën Gear

në kategorine Bota/Teknologji

Samsung është rikthyer në industrinë e orëve inteligjente me një produkt të ri. Kompania prezantoi Galaxy Watch në aktivitetin e debutimit të Note 9.

Kjo orë vjen me konektivitet 3G dhe LTE dhe karikohet përmes një karikuesit wireless.

Dy modele do të jenë të disponueshme: versioni 46mm i argjendtë dhe versioni 42mm i artë.

Duke anashkaluar markën Gear, kompania kërkon të afrojë orët me pranë telefonëve dhe tabletëve Galaxy.

Ora del në shitje së bashku me Note 9. Ajo do të kushtojë 329 dollarë për modelin 42mm dhe 349 dollarë për modelin 46mm. Këto janë modelet me Bluetooth dhe nuk dihet sesa do të kushtojë ato LTE.

Specifikat

  • Ekran 1.3-inç (46mm) ose 1.2-inç(42mm) Super AMOLED me prekje dhe Gorilla DX+
  • Bateri 472mAh për modelin 46mm ose 270mAh për modelin 42mm
  • Tizen OS 4.0
  • Exynos 9110 me dy bërthama 1.15Ghz
  • Monitor të rrahjeve të zemrës, sensor të dritës, akselerometër, xhiroskop dhe barometër
  • Versioni LTE ka 1.15GB RAM dhe 4GB memorie
  • Versioni Bluetooth ka 766MB RAM dhe 5GB memorie

Samsung thotë se ora ka jetëgjatësi bateri të përmirësuar dhe mund të mbajë për “disa ditë.” /PCWorld Albanian