Hashim Thaçi priti Ali Ahmetin. Ja çka u bisedua (FOTO)

në kategorine Maqedoni nga

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zhvilluar sot takim me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.

Në takim siç bëhet e ditur është biseduar për integrimin e Maqedonisë në NATO si dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Medial.mk.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit:

“Sapo zhvillova një takim të shkëlqyer me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Ne biseduam për integrimin sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, të cilin e shohim si interes strategjik, si dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte konkludim i përbashkët, se ky proces duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe me anëtarësim të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar presidenti Thaçi.

/Medial.mk/