LAJM I FUNDIT: Nis mbikëqyrja në Listën zgjedhore

në kategorine Maqedoni nga

Prej sot deri në 23 gusht fillon të rrjedh një nga afatet kyçe për referendumin për emrin. Qytetarët do të mund të kryejnë mbikëqyrje në Listën zgjedhore, ndërsa shtetasit e Maqedonisë të cilët jetojnë në diasporë do të mund të paraqiten për deklarim të referendumit përmes aplikimit që sot do të promovohet nga KSHZ dhe kërkesës së Përfaqësive diplomatike- konsullore në vendet ku jetojnë.

Nëse vendosin të vijnë në Maqedoni dhe të deklarohen këtu, atëherë të shpërngulurit nuk kanë nevojë të paraqiten në Përfaqësitë diplomatike- konsullore apo përmes aplikacionit. Emrat e tyre siç informojnë në KSHZ për MIA, do të regjistrohen në certifikatat e Listës zgjedhore me adresën e fundit të paraqitur në Maqedoni.

KSHZ poashtu pritet sot të publikojë gjendjen e fundit me Listën zgjedhore.  Verifikimi i të dhënave në listën për realizimin e referendumit në 30 shtator do të zgjas deri në 23 gusht 2018, deri në ora 24:00.

Qytetarët mund t’i verifikojnë të dhënat e tyre përmes ueb faqes së KSHZ-së https://izbirackispisok.gov.mk/ dhe në zyrat rajonale dhe zyrat e Komisioneve. Nëse vërejnë parregullsi apo mangësi dhe nëse konsiderojnë se është e nevojshme të kërkojnë ndryshime, plotësim apo fshirje të të dhënave, qytetarët do të mund ta bëjnë atë me kërkesë që duhet ta dorëzojnë në zyrat rajonale dhe ato të KSHZ-së. Të shpërngulurit i dorëzojnë të njëjtat pastaj me postë elektronike deri në KSHZ.

KSHZ-ja, madje është e detyruar të vendosë për kërkesat e qytetarëve me vendim të saj brenda 48 orëve nga dita e pranimit. Nëse sillet vendim me të cilin refuzohet kërkesa, qytetari në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit mund ta ankimojë deri në Gjykatën Supreme. Gjykata Supreme në afat prej 24 orëve pas pranimit të ankesës, dhe vendimit ia dorëzon menjëherë paditësit në mënyrë elektronike.

Në ndërkohë vijon afati për vëzhguesit e referendumit. Deklarimi do të mund të monitorohet nga organizata joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare që në statutet e tyre kanë paraparë aktivitete lidhur me të drejtat e njeriut.

Nga Komisioni për MIA potencojnë se përfaqësues të partive politike nuk do të mund të vëzhgojnë referendumin, por Kuvendi si propozues i autorizuar mund të emërojë persona të cilët do të vëzhgojnë punën e organeve që realizon referendumin.

Anëtarët e KSHZ-së dje kishin takim me përfaqësues të OSBE/ODIHR që pritet të vëzhgojnë referendumin.

Deri tani në KSHZ nuk është dorëzuar asnjë kërkesë për vëzhgim të referendumit e cila mund të dorëzohet deri në 27 shtator.