Rasti Sazdovski, merren në pyetje dy të akuzuar

në kategorine Maqedoni nga

Sulmuesit e arrestuar për rastin e Nikolla Sazdovskit sot për herë të parë janë marrë në pyetje në Prokurori. Që të dy kanë përdorur të drejtën që të njihen me akuzat dhe më pas të japin dëshminë e tyre.

Termini i sotëm për marrje në pyetje është caktuar para se 21 vjeçari të ndërrojë jetë. Asmir Alispahiq që është avokat i të akuzuarit të dytë tha se për herë të parë shihet me klientin e tij.

Nga Prokuroria kanë thënë se hetimet vijojnë dhe se po mblidhen provat materiale rreth rastit.

/Medial.mk/