Zaev takohet me Macron: Po luftojmë për të njejtën Evropë

ne kategorine Maqedoni nga

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, është takuar me Presidentin e Republikës së Francës, Emanuel Macron, i cili së bashku me kryeministrin Zaev do të marrin pjesë nesër në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje të Bullgarisë, njoton Medial.mk.

Zaev, informoi Macron se Republika e Maqedonisë vazhdon me reforma intensive dhe serioze në gjyqësori, administratën publike dhe sferën e mediave dhe se të gjitha projektet e reformave po zbatohen në dialog me opozitën.

“Qytetarët e mi kanë një të ardhme evropiane dhe ne, Ballkani dhe BE po luftojnë për të njëjtën Evropë. Ju sigurojmë se Republika e Maqedonisë është një histori suksesi në Ballkan dhe meriton vlerësim sipas rezultateve të arritura. Ne mbështesim angazhimin tuaj për një BE më të bashkuar, funksionale dhe më të qëndrueshme. Udhëheqja e Francës është një motivim dhe një shembull për Maqedoninë dhe rajonin, “tha Kryeministri Zaev në takimin me Presidentin e Republikës së Francës, Macron.

Presidenti francez Emanuel Macron tha se Franca ndjek me vëmendje proceset politike në rajon dhe në Maqedoni dhe theksoi se Maqedonia dhe Greqia po marrin një rol historik me angazhimin për të zgjidhur çështjen e emrit dhe se zgjidhja e këtij mosmarrëveshja është trashëgimia pozitive dhe serioze për Maqedoninë./Medial.mk/