Samiti i Sofjes/ Mogherini bën bashkë Thaçin me Vuçiç, ja për çfarë biseduan

ne kategorine Kosovë nga


32744226_1945197692217247_6818927436202246144_n-780x439

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç janë takuar në Sofje në kuadër të Samitit të BE-së. Siç raporton Tanjugu, Thaçi dhe Vuçiç kanë shkëmbyer disa fjalë në praninë e Përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Sipas këtij mediumi Thaçi dhe Vuçiç kanë diskutuar për procesin e ardhshëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe për mundësinë ndërtimit të raporteve të fqinjësisë së mirë.

“Vuçiç i tha Përfaqësueses së lartë të BE-së se Serbia është gjithmonë e gatshme të vazhdojë dialogun nëse ky dialog nënkupton gatishmërinë për të arritur kompromis” shkruan Tanjug, transmeton Telegrafi. Samiti i BE-së dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të nisë punimet nesër dhe pjesë e tij janë pothuajse të gjithë liderët e 28 shteteve anëtare të BE-së dhe liderët e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor.