Parakalimi i maturantëve më 18 maj

në kategorine Maqedoni nga

Parakalimi i sivjetmë i maturantëve do të mbahet më 18 maj, saktë në mesditë, në Shkup në sheshin Maqedonia, theksoi Elizabeta Kuzmanovska nga Drejtoria për Kulturë dhe Art.

Ajo theksoi se përveç në Shkup, parakalimi i maturantëve do të mbahet edhe në Strugë, Ohër, Strumicë, Gjevgjeli dhe Kumanovë.

“Këtë vit krahas Maqedonisë në projekt do të marrin pjesë maturantë nga 62 qytete në Bosnjë e Hercegovinë, Bullgari, Sllovaki, Slloveni, Serbi, Turqi, Hungari, Kroaci dhe Mal të Zi”, deklaroi Nikolla Gligorov nga Drejtoria për Pulturë dhe Art.

Ai theksoi se këtë vit pritet në ngjarje të marrin pjesë mbi 30 mijë maturantë.

Ai deklaroi se organizues dhe bartës i maskës mbrojtëse të Republikës së Maqedonisë është Drejtoria për Kulturë dhe art në Shkup, e cila manifestimin e organizon në bashkëpunim me Klubin vallëzues sportiv “Ritam plus”.

Daniela Adamova, udhëheqëse e Sektorit për arsim e Qytetit të Shkupit theksoi se ngjarja ka filluar të shënohet si festë kur festohet matura, përkatësisht festa e rinisë.

Ajo paralajmëroi se përveç kësaj ngjarje, së shpejti do të mbahet edhe “takimi mes të parit dhe më të mirëve”, ku kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov do të realizojë takime me nxënësit më të mirë dhe do t’u ndajë mirënjohje.

“Në emër të Qytetit të Shkupit ua uroj maturimin gjeneratës 2017/2018.

Todor Milladinov nga “Ritam Plus” theksoi se klubi i vallëzimit i ka trajnuar maturantët gjatë orëve të edukatës fizike në shkollat e tyre të mesme.

“Presim rreth 1.100 maturantë të marrin pjesë në parakalimin e maturantëve”, theksoi Milladinov.

Nga Drejtoria theksuan se do të thuhet “betimi për jodhunë” nga ana e pjesëmarrësve në të gjitha qytetet në vendet në të cilat mbahet parakalimi i maturantëve.

“Në atë mënyrë jo vetëm që në të njejtën kohë, me muzikë të njejtë, në qytete të ndryshme, të rinjtë vallëzojnë, por ata, gjeneratat të cialt do ta ndërtojnë botën në të ardhmen, në të njejtën kohë në pjesë të ndryshme të Evropës e dërgojnë porosinë për jodhunë dhe tolerancë”, kumtuan nga Drejtoria.