Motoçikleta godet një grua në Bit Pazar, autori ka ikur nga vendi i ngjarjes

në kategorine Maqedoni nga

Një grua 63 vjeçare është goditur nga një motoçikletë në afërsi të Bit Pazarit me çka ka marë lëndime të rënda trupore.Motoçiklisti nuk ka ndaluar të shohë gruan e lënduar dhe ka ikur nga fatkeqësia.

Policia njoftoi se dje rreth orës 13:26 të punësuar në Spitalin e Qytetit “Shën Naum Ohridski” kanë denoncuar se tek ta është sjellur një grua V.K (63) nga fshati Kuçevishtë me lëndim të rënda trupore, të cilat i ka marë nga goditja e një motoçiklete në afërsi të Bit Pazarit.

Po ndërmeren masa për gjetjen e autorit.