LIVE/ Griezman nuk fal në finale, gabimi i kushton shtrenjtë Marseille (Video)

ne kategorine Sport nga

Po luhet në këto momente në Francë ndeshja finale e ‘Europa League’ ndërmjet Marseille-s dhe Atletico Madrid.

Marseille 0-1 Atletico Madrid

21′ Pas një gabimi të vendasve Griezman nuk ka falur, por ka kaluar Atletico-n në avantazh

1′ Ka nisur ndeshja në ‘Stade de Lyon’

Në ‘Stade de Lyon’ të Francës do të luhet sonte finalja e “Europa League” mes Atletico Madrid dhe Marseille-s.

Spanjollët të cilët e kanë fituar dy herë këtë trofe sonte do të synojnë të tretin me arsyen e madhe për të mos mbyllur sezonin pa asnjë kupë të fituar. Madrilët do të drejtohen sonte nga trajneri i dytë pasi Simeone është i dënuar nga UEFA për shkak të fyrjeve ndaj arbitrit në gjysmëfinalen ndaj Arsenal.

Nga ana tjetër francezët e Marseille-s nuk e kanë fituar asnjëherë këtë trofe dhe sot do të tentojnë ta bëjnë sefte, për më tepër që pritet të kenë edhe mbështetje më të madhe të tifozëve në stadium.

Formacionet zyrtare

form

(e.k/BalkanWeb)