Kaspersky zhvendos zyrat në Zvicër për të riafirmuar integritetin e produkteve të kompanisë

në kategorine Teknologji nga

Firma e sigurisë kibernetike Kaspersky Lab tha se do të zhvendoste disa prej operacioneve të saj nga Moska në Zvicër pas autoritetet Amerikane e akuzuan për spiunazh në bashkëpunim me qeverinë Ruse.

Kompania tha se ka zgjedhur Zvicrën për të riafirmuar neutralitetin e saj. Kaspersky prodhon softuerë sigurie për 400 milion përdorues.

Vazhdimisht firma ka mohuar bashkëpunimin me shërbimet Ruse të inteligjencës.

Vitin e kaluar Departament i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara ndaloi përdorimin e produkteve të Kaspersky nga departamentet Shtetërore.

Së fundi, qeveria Holandeze gjithashtu ndaloi përdorimin e antivirusit të Kaspersky.

Duke u zhvendosur në Zurih, kompania beson se do të shuajë shqetësimet lidhur me ligjet Ruse të monitorimit të kompanive.

“Zyra jonë në Zvicër do të forcojë dhe provojë integritetin e produkteve të Kaspersky,” tha shefi dhe themeluesi i kompanisë Eugene Kaspersky. /PCWorld Albanian