FETO taktizon me emra të personaliteteve të shquara për të fituar besim

ne kategorine Bota nga

ANKARA (AA) – SELMA KASAP

Organizata terroriste FETO zbaton taktikë për të “fituar besimin e popullatës lokale”, duke i emërtuar me emra të personaliteteve të shquara të botës turke dhe islame universitetet dhe shkollat e saj jashtë vendit.

Sipas informacioneve që Anadolu Agency (AA) ka siguruar nga zyrtarët e Fondacionit Maarif të Turqisë, e vetmja organizatë që ka autoritetin për të hapur institucione arsimore jashtë vendit në emër të Turqisë krahas Ministrisë së Arsimit, FETO emrat e shquar të historisë turke si Orhangazi, Selahaddin Eyyubi, Melikşah, Mevlana, Turgut Özal, Kanuni, Murat Hüdavendigar, Süleyman Şah, i ka përdorur në universitetet e saj në Turqi të hapura gjoja për arsimim.

Siç del në pah, FETO të njëjtën taktikë e ka përdorur edhe në shkollat të cilat i ka hapur jashtë Turqisë. Për shkollat dhe universitetet e saj jashtë Turqisë, FETO ka zgjedhur emrat e personaliteteve simbolikë, me ç’rast ka abuzuar ndjenjat e popullatës së rajonit.

Organizata terroriste FETO ka zbatuar taktikën për të “fituar besimin e popullatës lokale” duke i emërtuar shkollat e saj jashtë Turqisë me emrat e personaliteteve të rëndësishme të botës turke, siç janë Turgut Özal, Süleyman Demirel dhe poetët e njohur Yahya Kemal dhe Mehmet Akif.

Kolegjet Turgut Özal në Tiranë dhe Durrës, të cilat FETO i ka hapur në vitin 1993 në Shqipëri, ofrojnë arsim nga cikli parashkollor e deri në atë të mesëm. Kolegjet, të cilat mbajnë emrin e presidentit të tetë të Turqisë, Turgut Özal, kanë tre mijë nxënës.

Ndërkaq, në Kolegjin Mehmet Akif, të cilin FETO e ka hapur në Kosovë në vitin 2006, mësojnë tre mijë nxënës.

Organizata ka edhe një universitet me mbi dy mijë studentë në Kazakistan me emrin e presidentit të nëntë të Turqisë, Süleyman Demirel.

Kolegji Yahya Kemal në Maqedoni dhe Shkolla e Mesme e Meshkujve Fatih me 650 nxënës në Indonezi me emrin e Fatih Sulltan Mehmetit, gjenden gjithashtu në mesin e shkollave të hapura me të njëjtin qëllim.

– “Duan të fitojnë prestigj”

“FETO ishte munduar të fitojë prestigj edhe në Turqi duke emëruar disa universitete me emrat e personave të njohur të botës turko-islame. FETO tashmë të njëjtën taktikë është duke vazhduar ta zbatojë jashtë vendit. Duke i përdorur këta emra për të mbuluar qëllimet e vërteta të tyre si kamuflim, FETO abuzon ndjenjat e popullatës”, vlerësuan zyrtarët e Fondacionit Maarif të Turqisë në lidhje me çështjen.