Zbardhet vrasja e 48-vjeçares në Tiranë, e helmoi nusja me fotoksinë

ne kategorine Shqipëri nga


fotoksine-770x439

TIRANË- Rreth një vit pas vdekjes së 48-vjeçares Lirije Lami, policia zbulon se ajo është helmuar nga nusja e djalit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se policia ka arrestuar nusen Marjana Cmeta dhe ka shoqëruar 4 persona të tjerë për “moskallëzim krimi”.

Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2017 dhe vdekja e 48-vjeçares Lami u raportua si vdekje natyrale. Por pas hetimeve, policia arriti të zbardhë ngjarjen. Mes personave të shoqëruar janë bashkëshorti i autores së dyshuar dhe vjehrri.