Ushqyerja me gji, ja si ndikon tek femijet

ne kategorine Nëna & Fëmija nga

Ushqyerja me gji ndikon në shijet e ushqimeve që do të preferojë fëmija. Duke pasur parasysh që ushqimi mund te ndikoje edhe negativisht duhet të jemi përzgjedhës në atë çfarë hamë.  Sipas studimit të fundit, ushqyerja me gji i ndihmon fëmijët të kenë një dëshirë më të madhe për të konsumuar fruta dhe perime të cilat janë të domosdoshme në çdo fazë.  Ky studim i kohëve të fundit tregoi se fëmijët që janë ushqyer me gji kanë një prirje më të madhe për të ngrënë fruta dhe perime.

Zakonisht të vegjlit nuk kanë dëshirë të ushqehen shëndetshëm ose kanë shumë probleme me ato që konsumojnë. Por fëmijët që janë ushqyër me gji kanë më shumë dëshirë për të konsumuar ushqime të shëndetshme.

Por si është e mundur që ekziston një lidhje mes ushqyerjes shëndetshëm dhe ushqyerjes me gji?

Sipas studiuesve, qumështi i gjirit është i pasur me shumë lëndë ushqyese. Fëmijët që ushqehen me gji përjetojnë shumë shije të ndryshme nga ushqimi që konsumon nëna e tyre. Gjithashtu shijet e fëmijës zhvillohen nga muaji i dytë deri në muajin e pestë të jetës.

Prandaj, është e domosdoshme që dieta gjatë ushqyerjes me gji të jetë e larmishme dhe nëse është e mundur të shmangen ato ushqime që mund të shkaktojnë dhimbje barku tek fëmija.

Përveç periudhës së ushyerjes me gji, nëna duhet të konsumojë ushqime të shëndetshme edhe kur është shtatzënë. Foshnja fillimisht ushqehet me lëngun amniotik. Më pas duhet të jeni ju që duhet të ndiqni një dietë të përshtatshme ku duhet të hiqni mënjanë alkoolin dhe të skuqurat.

Gjithashtu duhet të theksohet se ushqyerja me gji mund të vazhdojë edhe pas 6 muajsh. Me pas eshtë koha ku ju duhet të filloni të alternoni ushqyerjen me gji dhe ushqyerjen me ushqime të ngurta. Dihet se ata fëmijë që ushqehen me gji kanë imunitet më të lartë dhe janë më të mbrojtur nga sëmundje të ndryshme.

Shkurtimisht, jepini sa më gjatë të mundeni gji fëmijës.

Lexo edhe: Ushqyerja me gji kur nena nuk ndihet mire

Comments

comments

Te fundit nga Nëna & Fëmija

Shko ne krye