Trump: Rusia duhet të japë një përgjigje të prerë në lidhje me çështjen e ish-agjentit

në kategorine Bota


trump

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se Rusia duhet të japë një përgjigje pa ambiguitet në lidhje me çështjen e helmimit të një ish-agjenti rus dhe të vajzës së tij, në përfundim të një bisede telefonike me kryeministren e Britanisë së Madhe.

“Dy krerët vlerësojnë se duhet të ketë pasoja për ata që përdorin këto armë të shëmtuara në shkelje të hapur të normave ndërkombëtare”, theksohet në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë.

“Sergei Skripal, 66 vjeç dhe vajza e tij Julia u helmuan në jugperëndim të Anglisë me një lëndë të zhvilluar në ish-Bashkimin Sovjetik”, sipas Theresa May.

(m.k/BalkanWeb)