“Kim befason me paraqitjen pozitive”

në kategorine Opinione nga

Lideri i Kores së veriut di të befasoj edhe pozitivisht, pasi ai u bë mikpritës i delegacionit të Kores se Jugut. Gjate këtij takimi, Kim Un deklaroj se është i gatshëm të bashkëpunoj dhe të heqë dorë nga plani i armëve bërthamore, dhe se nuk ka arsyeje përse të vazhdojë me të nëse mënjanohet tërësisht rreziku nga Jugu.

Në mediat shtetërorë koreano-veriore përmendet takimi mes fqinjëve, por jo edhe përmbajtja dhe qëllimi, sepse nëse do të përmendej do të ishte kontradiktore, dhe nuk është çudi, ngase pushteti i Kim bazohet pikërisht në planin e tij bërthamor si dhe në rrezikun që gjithnjë i kanoset nga fuqitë perëndimorë. Vetëm kështu e mbanë te nënshtruar popullin. Rrjetet informative vendore vazhdojnë ta potencojnë rëndësin e armatosjes me armë bërthamore, madje është e shkruar në kushtetutë.   Të jesh Lider i një shteti te tillë, duhet t’i ushqesh të nënshtruarit me “Suksese,, e ky është i vetmi sukses që mund të jua jap. Kështu si një mjeshtër i vërtet befason te gjithë jashtë me lëvizjet e tij, dhe brenda mbanë të gjithë në padituri. Por cila është e vërteta?

Mund ta paramendoja reagimin e Chung Eui Yong udhëheqësit të delegacionit të Kores së Jugut, kur Kim Un i është drejtuar për ti rrëfyer rrugëtimin e ri. Chung është Këshilltarë i lart i sigurisë së Presidentit Moon Jae In. Ai para 6 muajve ankohej për mungesën e një kanali komunikues mes jugut dhe veriut. Por Kim  befasoi te gjithë, kur ai shprehu gatishmërinë për të negociuar me SHBA-në rreth programit nuklear, dhe se tani e tutje nuk do të testonte  më raketat bërthamorë.

Por gatishmëria e tij nuk është edhe aq befasuese siç mund të duket në shikim të parë, sepse njësoj si ky edhe i ati i tij bënte premtime të tilla sa ishte në pushtet, por gjithmonë këto thyheshin në fund. Qysh ne marrëveshjen e Gjenevës te nënshkruar më 1994, kishte premtuar se do të hiqte dorë nga armët bërthamore. SHBA-ja duke e mirëpritur ketë marrëveshje kishte ofruar ndihmën për ndërtimin e infrastrukturës ujore. Por përkundër kësaj, qeveria e Kores së Veriut fshehurazi kishte vazhduar në hulumtimin për prodhimin e armëve bërthamore. Prandaj shtrohet pyetja se a mund te merret seriozisht ky qëndrim tejet pozitiv në dukje i Kim Un?.

Siç e dimë dinastia e Kim, kishte gjithmonë për tendencë shtrirjen e pushtetit edhe në jug, një kore e bashkuar nën regjimentin e tyre. Ndoshta ky është qëllimi i vërtete ? Nëse do të mund të bindej  “denuklearizimi” i siujdhesës jugorë, do të thoshte edhe heqja dore nga ndihma e SHBA-ve, si dhe tërheqja e trupave amerikane që janë të stacionuar në Jug. Qëllimet e vërteta te Veriut është e vështirë për t’i kuptuar. Presidenti Moon do të takohet në fund të prillit në zonën neutrale te Penianit. Gjithsesi është në interesin e dy anëve ky takim, për ta shmangur një konflikt të mundshëm bërthamor. Mos të harrojmë edhe retorikën e përdorur nga ana e presidentit amerikan Trump, e cila kishte tensionuar tejë mase situatën, dhe kishte rritur potencialin e një konflikti te tillë.

Ky reagim i befasishëm i Kim thuajse e ka zënë te befasuar Trump, që ndoshta as që e ka menduar se mund te konfrontohej me këtë situatë. Si do të reagojnë Koreja e Jugut, Japonia dhe SHBA-ja tani ?  deri më tani nuk kemi parë ndonjë strategji te përbashkët. Ky kurs i ri i Kores se Veriut thuajse e ka vënë nën presion Trump. Aktualisht i mungojnë edhe këshilltarët adekuat, pasi që shefin diplomatik për çështjen e kores veriore duhet ta riemëroje. Dhe që prej 1 viti ambasadës amerikane i mungon një Ambasadorë/e në Seoul. Para disa ditësh Joseph Yun dha dorëheqje nga  pozita e tij diplomatike, i cili kishte për detyrë udhëheqjen e negociatave jo zyrtare mes dy vendeve. Duke marrë parasysh këto fakte, vim në përfundim se veprimi i Kores Veriore është vetëm në dukje pozitivë, ngase këtë lëvizje e bënë atëherë kur SHBA-në e gjeten te papërgatitur, dhe se kështu ndoshta kane për qëllim te fitojnë kohë për tu armatosur dhe jo për të kundërtën, si dhe eventualisht ta shkaktojnë ndonjë përçarje mes Uashingtonit dhe aleatëve. Korea e veriut paraqet një rrezik permanent, shpresojmë qe lëvizjet e saj te jenë ashtu siç edhe po thuhen nga Kim, përndryshe pasiguria te cilën e shkakton ne rrafshin ndërkombëtar do jete prezentë siç ka qene çdo here.

Autori është student i Shkencave Politike në Gjermani.

 

Burimi: [www.botasot.info/opinione]