Ka filluar punën Ambulansa e Mjeksisë Familjare në Reçan

në kategorine Kosovë nga

Ambulansa e Mjeksisë Familjare në Reçan, sot ka filluar punën ku një mjek i përhershëm dhe një infermiere janë vazhdimisht në punë. Hapjen e kësaj pike shëndetësore e ka përshëndetur kryetari i Komunës së Suharekës  Bali Muharremaj, i cili së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë Sale Bytyçi, kanë vizituar Ambulansa e Mjeksisë Familjare në Reçan.

Kryetari Muharremaj, nga satfi punues në këtë ambulansë, ka kërkuar të respektohet orari i punës, të mbahet pastërti e duhur , të respektohen pacientët dhe atyre t’u ofrohen shërbime sa më adekuate.

Banorët e fshatit Reçan dhe fshatrave përreth Reçanit, si dhe ata të rugës “Xhavit Sylaj, nga sot i kënë më afër shërbimet mjekësore dhe nuk kanë nevojë më të udhtëtojnë deri në ambulansën e qytetit.- Njofton Zyra për Informim në Komunën e Suharekës