Embelsira gjatë shtatzanisë? Nuk duhet ta ekzagjerojmë

në kategorine Lajme

Ëmbëlsirat në shtatzëni

Trupi femëror pëson shumë ndryshime gjatë shtatzanisë. Që nga javët e para, bëheni më të ndjeshme ndaj aromave. Papritur ndryshojnë shijet dhe zgjedhim të hamë ato ushqime që nuk i kishim preferur ndonjëherë.

Por a mund të konsumojmë ëmbëlsira gjatë shtatzanisë?

Shtatzania është një gjendje fiziologjike. Gruaja mund të vazhdojë të kryejë aktivitetet normalisht, duke marrë disa masa për të ruajtur shëndetin e saj dhe atë të foshnjës. Në muajt e fillimit të shtatzanisë, ose kur vendosim për të sjellë në jetë një fëmijë është e rëndësishme që nëna të heqë dorë nga duhani dhe alkooli. Edhe ushqimi duhet të jetë i përzgjedhur. Ushqimet duhet të jenë sa më të lehta që të favorizojnë proçesin e tretjes. Gjithashtu disa ushqime janë të ndaluara në shtatzani.

Ëmbëlsirat

Gjatë periudhës së shtatzanisë nuk mund të konsumohen ëmbëlsira që përmbajnë vezë. Për të njëjtën arsye, ëmbëlsirat me krem karameli gjatë shtatzënisë duhet të shmanget. Gjithashtu lëngjet dhe të gjitha ushqimet e pasura me sheqer duhet të kufizohen jo vetëm për të shmangur rritjen e peshës së tepërt, por mbi të gjitha për të shmangur rrezikun e sheqerit të lartë gjatë shtatzanisë.

Diabeti gestacional? Dieta e rekomanduar.

Dieta do të kufizojë konsumin e ushqimeve me sheqer dhe karbohidrate. Do të rekomandohen ushqime të pasura me fibra, fruta dhe perime. Shuma e kalorive të përditshme dhe ushqimeve individuale do të tregohet nga mjeku, bazuar në rastin individual.

Unë dua të ha të ëmbla!

Nëse dua diçka të ëmbël, çfarë mund të ha?

Pastat nuk janë të ndaluara gjatë shtatzanisë. Në të vërtetë, në rast të përzierjes, disa biskota me xhenxhefil do t’ju ndihmojnë shumë.

A mund të ha akullore gjatë shtatzënisë?

Është më mirë të shmangni akulloren gjatë shtatzënisë. Nëse me të vërtetë nuk mund të bëni pa të mund të zgjidhni një akullore të përbërë nga frutat.

Lexo edhe: Ushqimet fast-food ne shtatzani

Comments

comments