ARSOVSKI: Ligji për gjuhët nuk i dëmton maqedonasit

në kategorine Maqedoni nga

Në emisionin “200” po zhvillohet një debat i ashpër mes atyre që mbrojnë dhe kundërshtojnë Ligjin për gjuhën shqipe. Prof.Marija Petrushevska thotë se Ligji nuk është i qartë nëse i detyron edhe maqedonasit të mësojnë gjuhën shqipe, ndërsa Petar Arsovski thotë se Ligji nuk dëmton maqedonasit, njofton Medial.mk.

Analisti politik Petar Arsovski, thotë se Marrëveshja e Ohrit na shpëtoi nga lufta dhe solli mirësi për shtetin. Ai gjithashtu thotë se mendimi i njerëzve nuk është i mirë për përparimin e Ligjit për gjuhën.

“Unë së pari mendoj se nuk është matës i mirë për përparimin e ligjit mendimi i njerëzve. Mendoj se nëse do të zbatohej një anketë në vitin 2001 për nënshkrimin e Marëveshjes Kornizë të Ohrit një pjesë e madhe e opinionit do të ishte kundër, megjithatë ai u nënshkrua dhe solli mirësi për shtetin, na shpëtoi nga lufta dhe problematikë plotësuese të atyre ngjarjeve. Në fund nuk e di përse do ta pyesnin veten maqedonasit përse bashkëqytetarëve të tyre shqiptarë t’u avancohen të drejtat gjuhës. Ç’farë humbasin maqedonasit me miratimin e këtij ligji? Nuk ekziston asnjë pikë e cila u ndërpritet maqedonasve që të drejtohen në gjuhën maqedonase gjithandej në shtet. E vetmja gjë që u pengon për momentin është ajo që edhe shqiptarët do të mund të drejtohen në gjuhën amtare para institucioneve të shtetit”, ka theksuar Arosvski. /Medial.mk/