AHMETI: Kontributi i komandant Gurit gjithmonë do të mbetet në kujtimin tonë

në kategorine Maqedoni

Në një postim në rrjetin e Facebook-ut, Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ngushëllon familjen e bashkëluftëtarit të tij Jetullah Çarri-komandant Guri. Ahmeti shkruan për dhimbjen e thellë për Komandant Gurrin, i cili humbi jetën sot. Ai më tej shkruan se, vepra e tij, si një kontribuues më I madh për luftërat çlirimtare do të mbetet gjithmonë në kujtimin e tij. 

“Sot bashkëluftëtari jonë, Jetullah Çarri – komandant Guri u nda nga jeta duke na lënë në dhimbje të thellë për këtë humbje.

Vepra e Jetullah Çarrit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asaj Kombëtare do të mbetet e shënuar përjetësisht për ta kujtuar atë si një nga kontribuesit më të mëdhenj të luftrave çlirimtare.

I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Çarri, bashkëndjej me dhimbjen e tyre”.

Prehu në paqe shoku im. Lavdi!