Zyrtarja e BE mesazh të fortë: Në Shqiperi ka shumë pak të dënuar për korrupsion

në kategorine Shqipëri nga

Monica Macovei, drejtuesja e Delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, në takimin e përbashket me eurodeputetet, bëri thirrje për luftimin e korrupsionit.

“BE pret nga Shqipëria përpjekje të intensifikuara dhe rezultate të matshme. Nuk mjafton që vetëm thjesht të krahasoni me të shkuarën por qeveria të ecë më përpara dhe duhet të shohë shembujt pozitivë në Europë.

E kam dëgjuar jo vetëm në Shqipëri se nuk ka korrupsion vetëm në Shqipëri por dhe në vende të tjera, cfarë problemi ka nëse ka korrupsion? Kjo është një përgjigje që ne mund ti përgjigjemi shumë shpesh. Nëse ne brenda BE kemi disa vende me nivel të lartë korrupsioni atëherë pse na duhet të marrim dhe një vend tjetër me nivel të lartë korrupsioni.

Nëse kemi dy probleme pse duhet të shtojmë një problem të tretë brenda shtëpisë. Nuk është argument i mirë nëse thoni se nuk jemi ne i vetmi vend që kemi korrupsion ka dhe vende të tjera. Unë do ju rekomandoja të mos e përdorni këtë argument”, deklaroi Monica Macovei.

Sipas saj, ne Shqiperi ka shume pak te denuar per korrupsion.

“Ka përpjeke, ka dhe disa rezultate, ka shumë hetime, nuk ka shumë ndjekje penale”, tha ajo./Albeu/