“Trust”, gjykimi shtyhet për më 20 shkurt

në kategorine Maqedoni nga

Gjykimi për rastin “Trust” që duhej të vazhdojë sot në gjykatën penale është anuluar për më 20 shkurt për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve të të akuzuarve.

Avokatja Sanja Aleksiq për shkak të sëmundjes i është arsyetuar mungesa në seancë, transmeton Medial.mk.

Në seancën e sotme duhej të prezantoheshin dëshmitë e mbrojtjes, me çka priten fjalët përfundimtare dhe aktvendimi.