Subvencione më të mëdha për duhanin

ne kategorine Biznes/Ekonomi/Maqedoni nga

Duke filluar nga rekolta për vitin 2017 kultivuesit e duhanit do të marrin subvencione më të larta për një kilogram të dorëzuar duhan, paralajmëroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Kjo, siç tha, në konferencën e sotme për media është mundësuar me pranimin e dispozitës për pagesa të drejtpërdrejta për vitin 2018 e miratuar në seancën e sotme të Qeverisë me të cilën është definuar që subvencioni për klasin e parë të duhanit të arrijë 80 denarë për kilogram, për klasin e dytë 70 denarë, ndërsa për klasin e tretë dhe të katërt, si dhe për të dy klaset shtesë 60 denarë për një kilogram.

“Në këtë mënyrë do t’i motivojmë kultivuesit e duhanit jo vetëm ta rrisin prodhimin e duhanit, por edhe të orientohen drejt prodhimit të duhanit me cilësor që të fitojnë subvencion më të lartë”, tha Nikollovski.

Ai shtoi, se politikat e ardhshme në zhvillimin e kultivimit të duhanit do të realizohen jo vetëm përmes subvencioneve të rritura për duhanin, por edhe përmes ndryshimeve në ligjin e ri për duhan dhe prodhime të duhanit.

“Me ligjin e ri, i cili tashmë është përpiluar dhe pritet së shpejti të miratohet do të hiqen parashtrimi i listave evidente. Kultivuesit e duhanit drejtpërdrejtë do të lidhin marrëveshje me ndërmarrjet blerëse dhe në këtë mënyrë do t’ua lehtësojmë procedurën administrative për lidhje të marrëveshjeve për prodhim”, thekson Nikollovski.