Shtëpia e Bardhë e përgënjeshtron Netanjahun

ne kategorine Bota nga

Shtëpia e Bardhë e përgënjeshtron pohimin e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu se ka biseduar me përfaqësuesit e administratës së SHBA-së për aneksimin e lagjeve hebraike në Bregun Perëndimor.

“Raportet se SHBA-ja ka diskutuar me Izraelin për planin e aneksimit të Bregut Perëndimor janë të gabuara. SHBA-ja dhe Izraeli asnjëherë nuk kanë diskutuar për propozim të tillë dhe fokusi i presidentit Donald Tramp mbetet vetëm në iniciativën e tij paqësore izraelito-palestineze”, deklaroi mbrëmë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhosh Rafael.

Netanjahu paraprakisht deklaroi se veçmë “një kohë” bisedon me administratën amerikane për zgjerimin e sovranitetit të Izraelit të lagjeve hebraike në Bregun perëndimor. Ai atë e ka deklaruar në mbledhjen e partisë së tij Likud”, deklaroi zëdhënësi David Amsalem.

“Kryeministri Benjamin Netanjahu i ka informuar amerikanët për iniciativën e paraqitur në Kneset dhe ato e dhanë qëndrimin e tyre se janë të përkushtuar drejt përparimit të planit paqësor të presidentit Tramp”, ishte cituar  në kumtesën e liferuar  disa orë më vonë,  e cila sërish, sugjeron se autoritetet amerikane e kanë hedhur poshtë iniciativën izraelite.

Pastaj Shtëpia e Bardhë përgënjeshtronte se për atë shumë herë është biseduar./MIA/