Pendarovski tregon se si duhet të realizohet Plani 3-6-9

në kategorine Maqedoni nga

Koordinuesi për integrim të Maqedonisë në NATO, Stevo Pendarovski konsideron se Maqedonia duhet të punojë me përkushtim në Planin 3-6-9 dhe t’i zbatojë të gjitha reformat e domosdoshme, sepse nuk ka alternativë tjetër për anëtarësim të vendit në Aleancë.

Pushteti i kaluar, konsideron ai, gjatë viteve të kaluara e ktheu Maqedoninë prapa lidhur me këtë çështje.

“Në vitin 2008 ne kishim përmbushur gjithçka, të gjitha kushtet ushtarako-teknike, përveç çështjes së emrit. Ndërkohë, na ngarkuan edhe tre apo katër kushte të tjera – përballjen me institucionet e partizuara, nuk ka gjyqësi të pavarur, nuk ka liri të mediumeve…”, tha Pendarovski i cili sot në Tetovë mbajti ligjeratë në temën integrimi i vendit në NATO, transmeton Medial.mk.

Qeveria e re, thotë ai i ka adresuar të gjitha problemet dhe me tempo të fuqishme po punon në zgjidhjen e tyre.

“Sado të jetë e vështirë, plani 3-6-9 duhet të realizohet. Plani ynë është që ai të përfundojë para samitit të ardhshëm të NATO-s, flas për këtë pjesë përveç emrit. Të gjitha gjërat e tjera duhet të prëfundohen dhe të mbetet vetëm çështja e emrit. E dini se sot vazhdon raundi ia rdhshëm i bisedimeve në Vjenë dhe do të shohim se si do të zhvillohet kjo”, tha Pendarovski.