Nikollovski: Së shpejti pagesa e dëmeve nga ngricat pranverore në vitet 2016-të dhe 2017-të

në kategorine Maqedoni nga

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave arriti ta zhbllokojë procesin e pagesës së dëmeve të krijuara nga ngricat pranverore në vitet 2016-të dhe 2017-të dhe së shpejti duhet të fillojë pagesa e kërkesave për dëmet, paralajmëroi sot ministri dikasterial, Lupço Nikollovski.

Theksoi se procedurat për vitin 2016 u filluan nga qeveria paraprake, gjegjësisht nga komunat të cilat udhëhiqeshin prej kryetarëve të komunave në mandatin paraprak edhe atë në bazë të ligjit të gabuar, e jo sipas Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural por sipas Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, transmeton Medial.mk.

“Propozuam plan veprimi deri te Qeveria me të cilin i ndërmorëm këto lëndë dhe i zhvillojmë sipas Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural dhe ato tashmë janë në procedurë dhe për momentin bëhen vlerësime nga ana e Byrosë së Ekspertizës Ligjore. Më tej do të përpunohen në Agjencinë e Pagesave”, tha Nikollovski në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Për procedurat për dëmet të cilat ndodhën nga ngrica pranverore në prill të vitit 2017, theksoi se deri në fund të shtatorit janë përfunduar vlerësimet dhe përpunimi i kërkesave të cilat i bën njësitë rajonale të Ministrisë, ndërsa pastaj 15.800 lëndët iu dorëzuan Byrosë së Ekspertizës Ligjore.

“Duke e pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për kapacitet të vogël vlerësuesish me të cilët disponon Byroja dhe numërim e madh të lëndëve, Qeveria disa herë është njoftuar për progresin. E ripërtërimë marrëveshjen dhe angazhuam vlerësues të jashtëm me qëllim që vlerësimet të bëhen sa më parë që të jetë e mundur. Para shtatë deri dhjetë ditësh nga Byroja, u informuam se janë kompletuar të gjitha vlerësimet për komunat ku janë konstatuar dëmet nga ngricat e pranverës”, shpjegoi Nikollovski.

Pas marrjes së rasteve nga Byroja, shtoi MBPEU përgatiti një informacion për të cilin pritet mendim nga institucionet kompetente, pas së cilës do të gjendet në kolegjiumin e përgjithshëm të Qeverisë. Pastaj procedura do të shkojë në Komitetin e Sistemeve Ekonomike dhe në afatin më të shkurtër të mundshëm Qeveria do të duhet të vendosë për përqindjen e pagesës së dëmeve nga ngricat e pranverës, pas së cilës MBPEU do t’i ridërgojë të gjitha rastet deri në Agjencinë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që të paguhen.

“Kërkova dhe mora mendim nga Ministria e Financave në lidhje me mjetet për pagesën e këtyre dëmeve dhe prej atje thanë se pagesa do të bëhet ose në lidhje me programet e Agjencisë së Pagesave ose nga rezervat me të cilat disponon shteti”, thekson Nikollovski