Maqedoni- Turqi, piketohet rritja e shkëmbimit tregtar

në kategorine Biznes/Ekonomi/Maqedoni nga

Bashkëpunim ekonomik, rritje të shkëmbimit tregtar në një miliard euro si dhe mbështetje në aspiratat euroatlantike të Maqedonisë është rezultati i vizitës së djeshme zyrtare të delegacionit qeveritar dhe parlamentar të Maqedonisë të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev në Republikën e Turqisë.

Në takimin me kryeministrin turk Binalli Jëlldërëm, Zaev ka kërkuar që Qeveria e Turqisë të mendojë për mundësimin e kuotave për Maqedoninë për eksport të mishit të viçit dhe të qengjit, siç është e mundësuar për BeH-në dhe Republikën e Serbisë.

“Vendosëm se në energjetikë, bujqësi, industri, ndërtimtari dhe infrastrukturë, por edhe në mbrojtje dhe siguri, ekzistojnë edhe interes dhe potenciale të thellohet bashkëpunimi dhe në këtë do të punojmë në periudhën e ardhshme”, theksoi Zaev.

Sipas ministrit Jëlldërëm, rritet interesi i investuesve nga Turqia për investim në Maqedoni dhe ka theksuar se ka mundësi për thellim të bashkëpunimit deri te shkëmbimi tregtar prej një miliard euro.

Është kënaqësi që sërish është vendosur bashkëpunimi në nivel më të lartë të kryeministrave, pas tre viteve, mes dy vendeve ka shprehur edhe kryetari i Parlamentit të Turqisë, Ismail Kahraman. Në takimin me Zaevin ai ka theksuar se Turqia vazhdon fuqimisht ta mbështesë Republikën e Maqedonisë në integrimet në NATO dhe në BE dhe bëri ftesë përmes kryeministrit Zaev, deri te kryetari i Kuvendit të Maqedonisë për vizitë parlamentare në Turqi.

Mbështetje të fuqishme në procesin për zgjidhje e kontestit me Greqinë dje dha edhe presidenti i Republikës së Turqisë Rexhep Taip Erdogan në takimin me kryeministrin Zaev, me ç’rast vlerësoi se kjo është mirë për Ballkanin dhe për perspektivat euroatlantike të Republëikës së Maqedonisë.

Zaev dhe Erdogan kanë konstatuar se të dy vendet miqësore kanë potencial për avancimin të bashkëpunim ekonomik përmes rritjes së investimeve turke si dhe përmes nismave të reja nga ana e Maqedonisë.

Presidenti i Turqisë, Erdogan, e mbështeti nismën e kryeministrit Zaev për rritje të kuotave për eksport të mishit të qengjit dhe të viçit në Turqi,  dhe ka shprehur mbështetje dhe inkurajim për biznesmenët turq për të investuar në Maqedoni.

Zaev ka potencuar se për qytetarët e Republikës së Maqedonisë është shumë me rëndësi çdo aktivitet dhe investim që ndikon në ngritje të standardit jetësor dhe hapë vende të reja të punës në Maqedoni dhe në atë drejtim iu falënderua presidentit Erdogan për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, si dhe për mbështetje nga Republika e Turqisë për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE.