Eurodeputetja thirrje politikanëve shqiptarë: Luftoni korrupsionin

në kategorine Shqipëri nga

Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri, në sesionin e dytë të tryezës foli për korrupsionin në vendin tonë.

Eurodeputetja Monica Macove, theksoi se forcat politike duhet të luftojnë më fortë kundër korrupsionit në Shqipëri.

“Opozita dhe mazhoranca duhet të kuptojnë se korrupsioni çon në varfëri. Paratë e buxhetit janë para që dalin nga xhepat e qytetarëve”, deklaroi ajo.

Gjithashtu, Macovei komentoi dhe shqetësimin e PD, përsa i përketë shitblerjes së votës dhe raportit të OSBE/ODIHR.

“Në raportin e OSBE/ODIHR thuhet se zgjedhjet kanë qenë në përputhje me standardet. Rekomandimet janë që reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse”, u shpreh Macovei. /gaztashqiptare/