Emri i aeroportit, Butaris ndërron mendje

ne kategorine Maqedoni nga

Gabimisht u interpretuan deklaratat e mia, asnjëherë nuk propozova ndryshim të emrit të aeroportit, thotë kryebashkiaku i Selanikut Janis Butaris, në një deklaratë për mediat, pas reagimeve që i shkaktoi, duke folur mbrëmë në takimin e këshillit komunal dhe mëngjesin e sotëm për televizionin grek Skaj.

Butaris, shprehu keqardhje që, siç tha është nxjerrë dhe publikuar vetëm një pjesë e deklaratave, e jo qëndrimet në tërësi nga takimi i djeshëm.

“Nuk propozova, nuk propozoj dhe nuk do të propozoj ndryshim të emrit, thjeshtë e shpreha shqetësimin tim. Atë që e thash dhe nuk e mohoj është se në këtë çështje kemi humbur, 130-150 vende, sado që të jenë, e kanë njohur vendin me emrin Maqedonia. Edhe ne, për fat të keq, me përgjegjësi të qeverive greke në 25 vitet e fundit, kemi humbur. Dhe kjo duhet të na shqetësojë”, tha Butaris në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp në Selanik.

Lidhur me intervistën telefonike në emisionin e mëngjesit në televizionin grek Skaj, në të cilin e përmendi emrin e basketbollistit grek Galis si variant të mundëm për emër të aeroportit të Selanikut, Butaris thotë se ka fjetur kur e kanë kërkuar.

“Papritmas, në mëngjes më lajmërohen nga Skaj, unë flija dhe më hutuan. Nuk kërkova asnjëherë ndryshim të emrit Maqedonia. Për Nikos Galis, që është përmendur, më pyeti një zonjë nga Skaj, nuk ia mbaj mend emrin, kur do të propozohej ndryshim i emrit, çka do të propozonit dhe unë normalisht thash Nikos Galis”, shpjegoi Butaris.