ELEM premton bashkëpunim për paditë

ne kategorine Biznes/Ekonomi/Maqedoni nga

SHA Elektranat e Maqedonisë (ELEM) kumtoi se u vihet në dispozicion të gjitha institucioneve shtetërore në interes të zbatimit të procedurave të nevojshme dhe konstatimit të gjendjes faktike pas parashtrimit të padive penale kundër ELEM dhe disa drejtorëve të mëparshëm dhe aktual në REK Bitola për shkak të ekzistimit të dyshimeve për vepër të kryer penale “ndotje të mjedisit jetësor dhe të natyrës”.

“Lidhur me veprën për të cilën kanë të bëjnë denoncimet, potencojmë se kryesia e re e SHA ELEM ndërmori masa në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe të gjitha aktivitetet janë në drejtim të prodhimit të energjisë elektrike me ndikim sa më të vogël ndaj mjedisit”, thekson ELEM.

Nga MPB informuan se në koordinim me Prokurorinë Publike janë bërë disa kontrolle, me ç’rast është konstatuar se personat e paraqitur fizikë, duke mos iu përshtatur rregullave për mbrojtje dhe avancim të mjedisit jetësor, kanë lënë anash rikonstruktimin e filtrave ekzistues apo të vendosin edhe filtra të rinj për pluhur –  kanë lejuar që përmes punës së personit të paraqitur fizik të emetohen grimca të dëmshme në sasi më shumë se 50 miligramë në metër kub.