Dehari për 100 ditët e mandatit të ri, me llogaridhënie para kërçovarëve në Zvicër

ne kategorine Maqedoni nga

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, fundjavën e kaluar para mërgimtarëve të Maqedonisë në Zvicër i kanë prezantuar projektet e filluara të komunës së Kërçovës mes të cilave dhe gatishmërinë e administratës komunale të mundësojë logjistikën për të gjithë qytetarët e Kërçovës të cilët janë të suksesshëm në sferën e biznesit në Zvicër, transmeton Medial.mk.

Ministri Bekteshi në detaje i ka informuar mërgimtarët rreth përfitimeve të cilat i mundëson Qeveria e re reformuese dhe ka paralajmëruar se takime të tilla do të organizohen edhe me mërgimtarët e vendeve të tjera Perëndimore. Qëllimi e këtyre takimeve me mërgimtarët sipas Bekteshit është sjellja e më shumë investitorëve në Kërçovë që të hapen më shumë vende të reja të punës që të parandalohet emigrimi i të rinjve nga vendi.