(VIDEO) ÇEJKU: Me formimin e Qeverisë së re, Maqedonia ka shmangur destabilitetin politik

ne kategorine Maqedoni/Video nga

Ish ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejku në emisionin “Koha për Pyetje” në Medial.mk ka thënë se Maqedonia me formimin e qeverisë së re i është kthyer rrugës së funksionimit normal dhe ka shmangur destabilitetin politik.

“Më me rëndësi është që Maqedonia ka shmangur destabilitetin politik dhe i është kthyer normalitetit dhe funksionimit të institucioneve. Natyrisht që shqiptarët kanë hisen e vet në drejtimin e Maqedonisë dhe koalicioni qeverisës ka sfida përpara. Zgjedhjet lokale ishin një tregues, gjithsesi pati një përpjekje për një demonstrim demokratik pas gjithë atij shoku që ishte me zgjedhjet parlamentare, por edhe ngjarjet në Parlament”, thotë Çejku.

Ai më tej shtoi se, Qeveria e Shqipërisë ka pasur çdoherë raporte pozitive dhe korrekte me vendin dhe beson se i njëjti trend do të vazhdojë edhe me qeverinë e tanishme të kryeministrit Zaev.

“Inkurajoj forcat politike në vend por edhe faktorin ndërkombëtar që të angazhohen më shumë në zgjidhjen e çështjes së emrit, sepse zgjidhja e kësaj çështje do t’i jep një mundësi të re Maqedonisë në fushën e integrimit të saj euro-atlantik”, thekson mes tjerash ish ambasadori Çejku, në intervistën për emisionin “Koha për Pyetje”. (F.K)

Maqedonia me formimin e qeverisë së re, ka shmangur destabilit…

Maqedonia me formimin e qeverisë së re, ka shmangur destabilitetin politik. Arben Cejku

Geplaatst door Medial.mk op dinsdag 5 december 2017