(VIDEO) ZYMBERI: Partitë shqiptare vetvetiu po ulin peshën e tyre politike

në kategorine Maqedoni/Video nga

Ish deputeti Abedin Zymberi, ka pohuar se partitë politike shqiptare në masë të madhe po ulin peshën e tyre politike me pazarllëqet e pasinqerta kundrejt partive politike maqedonase, duke prit në radhë se cila më shpejt do të shkon tek LSDM apo tek VMRO-DPMNE.

“Teza e partive maqedonase që me çdo kusht t’i përfitojnë zemrat e shqiptarëve, është një hap shumë i rrezikshëm për vet shqiptarët, sepse LSDM në këtë rast me përfitimin e votave shqiptare, po dëshiron që brenda saj të krijon një parti multi-etnike, e cila do t’i zëvendësonte partitë shqiptare të cilat bëhen pjesë e koalicionit pas zgjedhjeve”, tha Zymberi, në emisionin “Koha për Pyetje” e cila emetohet në Medial.mk.

Ai më tej ka pohuar se problemi është si çdoherë tek partitë shqiptare dhe tek ato maqedonase, sepse sikur ne shqiptarët të jemi të unifikuar në një qëndrim, pa marrë parasysh se cila parti maqedonase është në pushtet, “nuk do të kishte fuqinë ta parandalojë realizimin e saj”, thekson Zymberi.

KOHA PËR PYETJE PROMO – Abedin Zymberi: Shqipëtarët duhen të u…

KOHA PËR PYETJE PROMO – Abedin Zymberi: Shqipëtarët duhen të unifikohen.

Geplaatst door Medial.mk op dinsdag 28 november 2017