Editors' pick Të gjitha

Maqedoni Të gjitha

Kosovë Të gjitha

Shqipëri Të gjitha

Bota Të gjitha

Opinione Të gjitha

Biznes Të gjitha

Sport Të gjitha

Sport

Plas tek Interi

Situata në “Appiano”, qendrën stërvitore të Interit, nuk ka qenë aspak e mirë pas humbjes që ekipi zikaltër pësoi në javën e … Vazhdo të lexosh

Sport

Panucci në alarm

Christian Panucci në alarm, fati i keq me dëmtimet përndjek edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm të Kombëtares Shqiptare në pritje të … Vazhdo të lexosh

Nëna & Fëmija Të gjitha

Shqipëri

Akademiku Beqir Meta: Shqipëria t’i bëjë presion Serbisë për Kosovën

Akademiku dhe historiani Beqir Meta, në një intervistë për gazetën “Shekulli” analizon çështjen e kufijve Kosovë-Serbi, për të cilën thotë se është një çështje europiane me diferenca pikëpamjesh, ku herë është refuzuar ideja për lëshim kufijsh, e nga disa të tjerë është pranuar kompromisi midis palëve. Gjatë kësaj bisede historiani Meta, kërkon që shqiptarët duhet të bëjnë presion në mënyrë që Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, pasi interesi i shqiptarëve është që të mos ketë ndryshim kufijsh dhe që Kosova të njihet nga Serbia. Ai pohon me siguri, se faktori ndërkombëtar po diskuton këto kohë për kufijtë mes dy shteteve, por ende nuk dihet nëse trendi i ardhshëm i zhvillimeve do të jetë në favor apo në disfavor të Shqipërisë. Situata është ende e paqartë, tha më tej.

Si e komentoni çështjen e përcaktimit të kufijve Kosovë-Serbi?  

Vazhdo të lexosh

Sport

Plas tek Interi

Situata në “Appiano”, qendrën stërvitore të Interit, nuk ka qenë aspak e mirë pas humbjes që ekipi zikaltër pësoi në javën e parë të Serisë A ndaj Sassuolo. Sipas “Gazzetta Dello Sport” ka patur një ballafaqim të fortë mes trajnerit Luciano Spalletti dhe lojtarëve, madje nuk kanë munguar edhe tonet e ashpra nga ana e trajnerit, që ka mbetur i pakënaqur nga loja e lojtarëve të tij. Për momentin nuk ka dënime apo masa nga ana e drejtuesve të klubit, që janë mjaftuar me këtë takim të parë verbal mes trajnerit e lojtarëve për të kuptuar problemet që janë hasur. Sipas trajnerit, lojtarët kanë luajtur nën mundësinë e tyre, por edhe zëvendësimet e bëra nuk dhanë atë impakt që pritej në fushë. Shumë pak raste të krijuara, një lojë e avashtë dhe lojtarët hasnin vështirësi për t’u afruar në zonën e kundërshtarit. Vetëm disa aksione personale të Asamoah e Perisic ishin shumë pak për Interin, që e meritoi humbjen dhe kri Vazhdo të lexosh

Kosovë

Hoti përgëzon Myftiun Tërnava për promovimin e tolerancës ndërfetare

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, gjatë një vizite që i bëri kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, me rastin e Kurban-Bajramit, ka uruar që kjo festë të kalojë në paqe dhe harmoni në mesin e gjithë besimtarëve myslimanë.

“Në emër të LDK-së, sot vizitova Bashkësinë Islame për t'i uruar për festën e Bajramit. Ju përcolla urimet e kryetarit Mustafa dhe i falënderova për rolin e tyre në promovimin e besimit dhe tolerancës së ndërsjellë. E përgëzova Myftiun Tërnava për fjalimin e tij gjatë faljes së Bajramit lidhur me të drejtat e femrës në familje dhe shoqëri”, shkruan Hoti në Facebook.

Vazhdo të lexosh

Sport

Panucci në alarm

Christian Panucci në alarm, fati i keq me dëmtimet përndjek edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm të Kombëtares Shqiptare në pritje të debutimit në kompeticionin më të ri Nations League, që për Shqipërinë nis me përballjen ndaj Izraelit, më 6 shtator. Odise Roshi është dëmtuar në ndeshjen e fundit me Akhmat Groznin. 28-vjeçari ka lënë menjëherë tapetin e blertë dhe dyshimet e para janë për një dëmtim afatgjatë në ligamentet e gjurit, që mund ta lërë futbollistin për disa muaj jashtë fushe. Gjithsesi, për të pritur diagnozën e saktë bashkë me kohën ekzakte të rikuperimit duhen pritur ekzaminimet e mëtejshme mjekësore. Roshi pritet t’i kryejë në një nga qendrat më të specializuara europiane, Villa Stuart në Romë, një klinikë ku kryejnë procedurat mjekësore lojtarët e skuadrave më në emër të kontinentit, duke shpresuar që të evitojë ndërhyrjen kirurgjikale dhe alarmi për një dëmtim afatgjatë të rezultojë fals Vazhdo të lexosh

Biznes

Akademia 100 fshatrat, 22 ekipe pune do të ndërtojnë modelet e zhvillimit

Plani i qeverisë për të ndërtuar një model të suksesshëm zhvillimi në zonat rurale përmes programit 100 fshatrat tashmë ka kaluar në dorën e një akademie të dedikuar për këtë pjesë. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit bëri me dije edhe detajet mbi mënyrën sesi do të procedohet për hartimin e planeve, organizmin e grupeve si dhe orientimin që do të marrë secili fshat në bazë të pikës së fortë. Gjithsesi orientimi mund të kufizohet në më shumë sesa një specifikë duke kombinuar potencialin që shfaqe secili prej fshatrave të përzgjedhur. < Vazhdo të lexosh

Kosovë

Bërllokun nuk ka kush ta heqë

Gjendja e ambientit në vendin tonë nuk është aspak e mirë dhe kjo njëherësh rrezikon edhe shëndetin e qytetarëve.

Pavarësisht aksioneve të shumta të ndërmarra në shumë pjesë të vendit për heqjen e mbeturinave, ka ende zona të cilat përballen me ndotje të ambientit.

Një shembull i tillë mund të merret fshati Gllaviçiqë, te seperacionet, ku kalon edhe Lumëbardhi i Pejës, ku ndodhet një sasi bërlloku, të cilin nuk e ka parë askush të arsyeshme për ta larguar.

Ndryshe, kohë më parë është bërë e ditur se në shtator do të fillojë edhe një aksion për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat dhe shpresohet që do të pastrohet edhe kjo pjesë në fshatin Gllaviqicë.

Image
Vazhdo të lexosh

Shqipëri

Kasaphana e 97’-s/Njihuni me Gaxhain e frikshëm, rivali i tmerrshëm i Zani Çaushit

Në trazirat tragjike të vitit 1997, që shkaktuan mbi 3500 të vrarë në vetëm pak muaj, politika dhe krimi shfaqën sheshit aleancën mes tyre.

Në Vlorë, kryeqendrën e rebelimit kundër qeverisjes së PD, Banda e Çoles e drejtuar nga Zani Çaushi, kërkonte kokën e Sali Berishës, dhe ishte rreshtuar hapur pro opozitës së drejtuar nga Partia Socialiste.

Në atë kohë u shfaq Banda e Gaxhait, e drejtuar nga Gazmend Braka, që njihej si mbështetëse e Partisë Demokratike. Përplasja mes tyre nisi më 9 maj 1997, kur u vra Bernard Duçka, i njohur si Kuqo, anëtar i bandës së Gaxhait.

Në kundërpërgjigje, Gaxhai tentoi të rrëmbente autoblindat e policisë së Vlorës, për të luftuar ndaj Zani Çaushit, po nuk ia arriti, dhe në dalje të komisariatit banda vret pa shkak një efektiv policie.

Nga ajo ditë dhe n Vazhdo të lexosh

Sport

Shqiponja e Shaqiri çmend serbët! Nesër ndeshen Kosova-Cërvena Zvezda!

Simboli i shqiponjës dykrenore që ka bërë në Kalingrad Xherdan Shaqiri, në ndeshjen që e fituan me Zvicrën me rezultat 2:1 kundër Serbisë, në kuadër të grupit E të kampionatit Botëror – “Rusia 2018”, ende po iu djeg serbëve.  Portali serb “Kurir” ka shkruar gjerë e gjatë dhe kanë shprehur shqetësimin e madh, duke ilustruar një foto të Xherdan Shaqirit dhe djelmoshave të rinj, para sfidës për Kupë të Zvicrës mes Kosovës dhe Lausannes.  “Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë hapur kutinë e Pandorës në Zvicër! Që nga ky moment, një numër i madh i shqiptarëve të Kosovës që jetojnë e veprojnë në këtë vend filluan të identifikoheshin me futbollistët dhe bëjnë simbolet e Shqipërisë së Madhe. Skandali i fundit ka ndodhur të shtunën e kaluar në ndeshjen  e kupës së Zvicrës mes Kosovës së Zurich-ut dhe Lausannes”, shkruan ky farë portali serb. “Para fillimit të ndeshjes KF Kosova - Lausanne, rreth njëzet të rinj mbajnë Vazhdo të lexosh

Shqipëri

Tiranë: Besimtarët festojnë Kurban Bajramin

Mijëra besimtarë muslimanë po festojnë në Shqipëri Kurban Bajramin. Ata u mblodhën herët në mëngjes pranë objekteve të tyre të kultit për të zhvilluar ceremonitë e rastit dhe për të uruar njëri tjetrit për festën.

Në Tiranë mijëra besimtarë u mblodhën në sheshin Skënderbej, ku edhe zhvilluan faljen e Kurban Bajramit.

Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj u bëri thirrje besimtarëve që t’u qëndrojnë afër njerëzve në nevojë.

Ai kërkoi që “besimtarët të forcojnë lidhjet familjare, duke respektuar më shumë të moshuarit, duke falur më shumë gabimet e njëri-tjetrit, dhe duke u përpjekur për të mirën e përbashkët”.

Vazhdo të lexosh

Shko në krye